E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri, e pafat kundër Francës

/* */

Dash FRASHËRI (Gazeta Telegraf) - Shqipëria pësoi një humbje aspak të merituar 2-1 me Francën, për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, sidomos për lojën dhe agresivitetin që shfaqi Kombëtarja jonë në pjesën e dytë, ku kuqezinjtë duket se rifituan edhe besimin se kishin mundësi të përballonin ish-kampionët e botës (1998) dhe dy herë kampionët e Europës (1984 dhe 2000). Për Shqipërinë, kjo ishte humbja e tretë ndaj “gjelave” francezë, në po aq ballafaqime kundër tyre, duke marrë në konsideratë dhe dy takimet eliminatore për Euro 1992, 0-1 në “Qemal Stafa” dhe 5-0 në “Park dë Princë” të Parisit. Pas kësaj humbjeje, e treta në shtatë ndeshje në eliminatoret e Euro 2012-s, Shqipëria duhet të përpiqet të fitojë takimin e radhës, atë kundër Luksemburgut të vendit të fundit.

PJESA E PARË
Ishte Shqipëria, që luajti topin e parë të ndeshjes, por ishin francezët ata që rrezikuan qysh në minutën e dytë të takimit, duke paralajmëruar se kishin mbërritur në vendin tonë me synimin për të zhvilluar një lojë ofensive, që niste me presing qysh në gjysmëfushën tonë. Minuta e 11-të ishte fatale për Kombëtaren tonë, kur sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të 13-in personal me fanellën e gjelave. Heshtja mbizotëron stadiumin, ndërkohë që në kampin francez nisin të thurrin aksionet e golit të dytë. Gjithsesi, është Hamdi Salihi, sulmuesi i Rapidit të Vjenës, ai që pasi mori një top nga Erjon Bogdani, me një veprim të zgjuar i shpëtoi mbulimit të Abidalit dhe Kabulit, duke goditur në formë harku, por topi goditi traversën duke u rikthyer në duart e Hugo Lorisit. Një rast i madh për të barazuar, përpara se Ervin Bulku të godiste nga larg, për t’ia lënë radhën sërish Salihit një tjetër duel një për një me portierin francez. Pikërisht, atëherë kur dukej se formacioni ynë po i drejtohej gjithmonë e më shumë portës kundërshtare, erdhi dhe goli i dytë i francezëve, me anë të mesfushorit të Rënesë, Jan Mvila. 0-2 në minutën e 18-të dhe duket se pak shpresa për të kaluar shokun. Kuzhe bëri një ndërrim të deturuar në minutën e 24-t, pas dëmtimit të Debatik Currit.

PJESA E DYTË
Me pjesën e parë, që u mbyll me avantazhin 2-0, trajneri Josip Kuzhe, reflekton duke bërë edhe ndryshimin e parë, duke hedhur në fushë Jahmir Hykën, në vend të një Ervin Skele pa forcë dhe pa fantazi për të udhëhequr skuadrën. Pikërisht, ky zëvendësim reflektoi edhe në lojën e Kombëtares, duke marrë më shumë frymë. Pa kaluar 60 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë, Ervin Bulku hodhi një top të gjatë në thellësi të mbrojtjes franceze, Erjon Bogdani arriti të shfrytëzojë në maksimum një mosmarrëveshje midis Abidalit dhe Kabulit, duke shmangur dhe ndërhyrjen e portierit Loris për të goditur me të majtën një top drejt portës. Gol dhe 1-2. Erjon Bogdani shënoi për Shqipërinë golin e shumëpritur, i cili ishte njëherësh edhe goli i tij i 14-të me fanellën e Kombëtares, e duke barazuar pikërisht Alban Bushin, i cili vetëm 50 minuta më parë i kishte dhënë zytarisht lamtumirë Kombëtares dhe futbollit të laujtur. Shqipëria mori zemër, dhe në minutën e 60 kishte sërish mundësi për të shënuar golin e dytë dhe të barazimit, por pas dy përpjekjeve të Jahmir Hykës dhe Ervin Bulkut, ky i fundit topin e ritkhyer nga grushtimi i Lorisit e gjuajti në mënyrë të gabuar. Në minutën e 78-të, gjyqtari rusi Nikolaev i mohoi një penallti të pastër Shqipërisë. Në minutat e mbetura, Shqipëria ushroi një presion të jashtëzakonshëm, por pa mundur të shkojë të golë dhe të marrë një pikë të çmuar ndaj një kundërshtari me emër të madh, si Franca e Karim Benzemasë të Realit të Madridit, Frenk Riberis së Bajernit të Munihut, Erik Abidalit të Barcelonës apo Samir Nasrisë së Mançester Sitit.

SKEDA E NDESHJES

SHQIPËRI-FRANCË 1-2
Golat: Bogdani 46’/ Benzema 11’, M’Vila 18’
Eliminatoret e Euro 2012,
E premte, 2 shtator 2011,
stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”

SHQIPËRIA: Ujkani; Dallku, Cana, Teli, Vangjeli, Skela (46’ Hyka), Agolli, Curri (24’ Lala), Bulku (69’ Bakaj), Salihi, Bogdani. Trajner: Josip Kuzhe

FRANCA: Loris, Revejer, Kabul, Abidal, Evra, M’Vila, Diara, Maluda (81’ Marvin), Nasri, Riberi, Benzema. Trajner: Lorent Blank

Kartonë të verdhë: Teli, Dallku, Cana

Gjyqtarë: Aleksei Nikolaev (Rusi), Anton Averianov (Rusi), Tikhon Kalugin (Rusi)

STATISTIKAT E NDESHJES
Shqipëria                 Franca
1        golat             2
3        goditjet në portë     3
4        goditjet nga kendi     4
6        faullat             6
3        kartonët e verdhë     0
0        kartonët e kuq        0

PRECENDENTËT ME FRANCËN

Eliminatoret Euro 1992

17 nëntor 1990
Shqipëri-Francë 0-1
Trajner Agron Sulaj

30 mars 1991
Francë-Shqipëri 5-0
Trajner Bejkush Birçe

Eliminatoret Euro 2012

2 shtator 2011
Shqipëri-Francë 1-2
Trajner Josip Kuzhe

Bilanci: 3 ndeshje; 0 fitore, 0 barazime, 3 humbje. Golaverazhi 1-8

KUNDËRSHTARËT NË GRUPIN D

Bjellorusi-Bosnjë Hercegovinë 0-2

Bosnja arriti një fitore me shumë vlerë në transfertën e vështirë të Bjellorusisë, duke fituar 2-0 dhe i shtuar shanset për një nga dy vendet e para në grupin tonë. Për boshnjakët, tashmë në kuotën e 13 pikëve, shënuan brenda dy minutash, Salihoviç me penallti në të 22’ dhe Medunjanin në të minutën e 24-t. Bosnja renditet e dyt në grup, me tri pikë më pak se Franca kryesuese, ndërkohë që Bjellorusia mbeti në kuotën e 12 pikëve dhe në vend të tretë.

Luksemburg-Rumani 0-2

Rumania bëri detyrën në transfertën ndaj modestëeve të Luksemburgut, në ndeshjen e parë të trajnerit të ri Viktor Picurka. Rumunët ishin qartësisht dominues ndak luksemburgasve. Golat u realizuan Torje, në minutat 34’ dhe 45’. Rumania duket se i dha fund krizës, pasi për djemtë e Picurkës kjo ishte fitorja e dytë rresht pas asaj me Bosnjën 3-0 në drejtimin e ish-teknikut Razvan Luçesku. Rumania u ngjit në kuotën e 11 pikëve.

EURO 2012
ELIMINATORET
GRUPI D

Të premten, 2 shtator

Bjellorusi-Bosnjë     0-2
Luksemburg-Rumani     0-2
Shqipëri-Francë         1-2

RENDITJA
1.Franca         7     16
2.Bosnja        7    13
3.Bjellorusia    8     12
4.Rumania        7    11
5.Shqipëria    7    8
6.Luksemburgu    7    1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›