Bogdani, në kërkim të rekordit të golave

/* */
Gol kundër Francës dhe 14 gola në 61 ndeshje. Erjon Bogdani barazon rekordin e Alban Bushit.
Por, nese “Loku” i dha dje zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur, “Bogu” ka ende mundësi për të qenë ai rekordmeni absolut. Luksemburgu është vetëm pas tri ditësh.
Pas “B & B” renditet Ervin Skela (13), por fantazisti (ende pa skuadër) u tregua pa forcë dhe fantazi gjatë 45 minutave që ai luajti kundër Francës.
Bogdani: “Nuk i shoh statistikat”.
Por, ai ishte goli i parë i Shqipërisë në tri ndeshje ndaj Francës, ndërsa kemi pësuar tetë të tillë.
Një Bogdan në formën e tij më të mirë, edhe pse është 34 vjeç?
Erioni shënoi golin e dytë rresht, pas atij në fitoren 3-2 në miqësoren të Maqedonisë.
“Er-Bomber”: “Përtej moshës që kam, ndihem shumë mirë. Jam në Kombëtare për të luajtur sa më mirë dhe sigurisht që të shënoj apo të jap ndonjë top për gol”.
Të martën do të luajmë kundër Luksemburgut, në “Josy Barthel”.
Në ndeshjen e “Qemal Stafës” , fituam me një gol të vockël të Hamdi Salihit.
Dje sulmuesi shkodran ishte i pafat: goditi traversën e portës së mbrojtur nga francezi Hugo Loris.
Ndoshta, “Gerd Myler” shenon në Luksemburg.
Katër vjet më parë, Edmond Kapllani shënoi një dopjetë në fitoren 3-0 të Shqipërisë.