U21, Shpresat shkërmoqen me Poloninë

/* */
Kombetarja U-21 pësoi një humbje dramatike 3-0 me Poloninë, në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Kampionatit Europian U21 2013, një takim i luajtur në stadiumin e Korçës dje mbasdite. Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste, Teodorzik në një kundërsulm të shpejtë arriti të shënonte golin e avantazhit për polakët duke befasuar Kombëtaren tonë në minutën e 51-të.
Trajneri Bushati u mundua që të rregullonte diçka në lojën e ekipit, duke futur në lojë edhe sulmuesin Armando Sadikun, por skaudra nuk e e gjeti ritmin e duhur. Repartet nuk ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe thuajse ishin të ç’organizuara.
Në pjesën e dytë, Shqipëria pati një shthurrje totale, duke pësuar edhe dy gola të tjerë me autorë Teodorzik në të 80’ dhe Borisiuk në minutën e 90-të. Trajneri polak Stefan Majevski deklaroi pas ndeshjes se ishte i kënaqur me fitoren: “Sigurisht që mbeta i kënaqur kur shënuam golin e parë të avantazhit, pasi skuadra u hap dhe u fut në lojë mjaft mirë, teksa më duhet të shtoj sa na ndihmuan shumë dhe kushtet shumë të mira të stadiumit të Korçës. Unë mund të them se skuadra jonë luajti mirë në këtë takim”, - tha për mediat Majevski.