Ujkani: Unë, Samiri i Shqipërisë fitoj ndaj Samirit të Francës

/* */
Të gjithë u janë sulur për intervista sulmuesve, Bogdanit apo Salihit; mesfushorëve Ervin Skela apo Altin Lala, mbrojtësve Lorik Cana apo Debatik Curri, por ai që do të përballet në fund me ofensivën franceze është portieri Samir Ujkani. Kosovari që luan në Itali me Novarën tha për “Telegraf” se ai do të japë gjithçka për ta ndihmuar ekipin për të marrë rezultat pozitiv kundër Francës.
Samir Ujkani, jeni titullari i portës së Shqipërisë. Si e prisni ndeshjen me Francën, kur ju duhet të përballoni furinë e sulmit francez, nga Karim Benzema e deri te Frenk Riberi?
Është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Duhet të jemi në momentin maksimal, për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpinë tonë. Kemi edhe tri ndeshjes pas kësaj me Francën, dhe duhet të bëjmë sa më shumë pikë, për të pasur edhe një vend sa më të mirë në renditje.
Franca ka shumë yje të futbollit botëror, dikush te Barcelona, Reali i Madridit, Bajerni i Munihut, Mançester Siti. Sa ju trembin emra të tillë?
Janë emra futbollistësh fantastikë, por dhe ne jemi të gatshëm përgatitur piskologjikisht për t’i përballuar. Nuk do të thotë se luan te Barcelona, apo diku tjetër dhe je futbollisti më i mirë. Edhe ne jemi OK. Kemi Lorik Canën, Debatik Currin, Ervin Skelën, Altin Lalën, kemi dhe ne lojtarë të mëdhenj. Është shumë e rëndësishme të luajmë si grup. Vetëm kështu fitohet ndeshja. Në futbollin modern ndeshjen e fiton grupi, nuk është individual.
Kush e fiton ndeshjen, Samir Ujkani i Shqipërisë apo Samir Nasri i Francës?
Nuk diskutohet, Ujkani i Shqipërisë (Qesh).
Samir dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në ngjitjen e ekipit tënd në Italisë, Novarës, në Serinë A. Një rikthim pas 55 vjetësh në elitën e futbollit italian. Si e përjetuat?
Akoma dhe kësaj dite te Novara po e përjetojnë si një ëndërr. Para dy sezonesh ishim në Serinë C, kurse tani do të luajnë në Serinë A. Në fakt, nuk ishte objektivi i klubit, por ne ia dolëm ta ngjisnim skuadrën brenda dy sezonesh. Klubi është duke përparuar, pasi kanë një nga qendrat sportive më të mira në Itali. Janë duke bërë stadium të ri. Jemi duke punuar fort për të bërë një kampionat shumë të mirë. Objektivi i këtij sezoni është të mbijetojmë në Serinë A.
A dini që tifozi VIP i Novarës është presidenti i UEFA-s, Mishel Platini?
(Qesh). Po, po. Ai ka deklaruar se ka dëshirë të na shohë në ndonjë ndeshje. Më vjen shumë mirë.
Jeni i vetmi lojtar i Novarës që luani me një ekip Kombëtar. Sa ju privilegjon ky fakt?
Të gjithë me respektojnë të Novara, duke filluar nga presidenti, trajneri dhe veçanërisht shokët e ekipit. Më duan shumë. Ne jemi një klub që i ngjan shumë një familjeje. Është e vështirë të gjesh një klub tjetër të tillë si yni në Itali. Kjo është forca.
Samir Nasri i Frances
Mesfushori i avancuar francez, një ish-lojtar i Marsejës dhe Arsenalit, sapo është transferuar te Mançester Sitit. Vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të “gjelave”. Fiton në muaj 820 mijë euro. Pra do të kemi një duel midis dy Samirësh.