Ja skema e manipulimit të zgjedhjeve, votat mund të numërohen edhe nga njëra parti

PS e PD, sherr për anëtarët e numërimit të votave
Zgjedhjet e 28 qershorit po shkojnë drejt manipulimit, pasi KQZ tenton të miratojë një udhëzim, i cili lejon numërimin e votave edhe nga vetëm anëtarët e njërës forcë politike. Neni 95 në Kodin Zgjedhor përcakton se, në rast se nuk është i mundur plotësimi i numrit të anëtarëve të grupit të numërimit të votave, ai funksionon me jo më pak se dy anëtarë, qofshin këta edhe të njërit krah politik. Në rast se ndonjë nga subjektet zgjedhore nuk paraqet propozime brenda afatit kohor të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, KZAZ cakton me short anëtarët zëvendësues midis anëtarëve të KQV që i përkasin këtij subjekti zgjedhor në rang zone zgjedhore. Pikërisht për ketë, mbledhja e radhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është karakterizuar nga debate të ashpra nga palët e interesit. Projektudhëzimi që parashikon mënyrën e organizimit të punës së grupeve të numërimit të votave, midis të tjerave edhe funksionimin e tyre edhe me dy anëtarë të një spektri politik, ende mbetet e pamiratuar. Shkak është bërë mosarritja e një konsensusi paraprak mes dy palëve në debat, socialistëve dhe demokratëve, lidhur me mënyrën sesi do funksionojnë grupet e numërimit në rastet kur dy prej anëtarëve nuk pranojnë të marrin pjesë në proces, ndërkohë udhëzimi parashikon që edhe dy anëtarë të njërës forcë politike mund ti numërojnë votat, pa anëtarët e tjerë. Përfaqësuesi i socialistëve në KQZ, Genci Gjonçaj, u shpreh se ligji që KQZ-ja tenton të miratojë, përbën një rast të mirëfilltë përjashtimor të palëve për numërimin e votave. Sipas ligjit grupi i numërimit nuk mund të funksionojë vetëm me dy anëtarë. Si rrjedhojë, propozimi ynë ishte se në këto raste përjashtimore, monitorimi të jetë pjesë integrale e sistemit. Pra, në momentin kur numërimi i votave të bëhet vetëm me dy anëtarë, kamera regjistruese duhet të jetë funksionale 100 % dhe në rast se një sistem i tillë mbështetës nuk sigurohet, atëherë numërimi duhet të ndalohet. Unë i kërkova kohë Ristanit që të përgatisim një propozim të drejtë, në mënyrë që të gjendej konsensusi i munguar prej 3 mbledhjesh, u shpreh Gjonçaj. Ndërkaq, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i akuzoi socialistët, ku me manovrat e tyre po përpiqen të shkatërrojnë sistemin zgjedhor. Ligji, kur përcakton se komisioni funksionon minimalisht me dy anëtarë, do të thotë se kur njëra palë nuk do të bëjë detyrën dhe tërhiqet, atëherë komisioni funksionon sërish. Ky është qëllimi, sepse normalisht, grupi funksionon me katër anëtarë. Në rast se njëra nga palët do të bllokojë numërimin dhe tërhiqet nga procesi, sipas kërkesës suaj, do të thotë që ne të ndërpresim numërimin. Prandaj ligji e ka parashikuar, që një diçka e tillë të mos bllokojë procesin, tha Ristani. Ndërsa Gjonçaj, i cilësoi deklaratat e Ristanit si të nxituara dhe i bëri apel që të mos shprehet më me këtë gjuhë. Unë e kam kritikuar edhe më parë Ristanin për sjellje të njëanshme në proces. I kam kërkuar që të dalë jashtë konfigurimit politik. Ai duhet të kuptojë se ai është një kryetar i një grupi arbitrash e jo një kapiten skuadre. Duhet të sillet si një albitet i paanshëm, në mënyrë që edhe rezultati të jetë i pa kontestueshëm, u shpreh më tej Gjonçaj. Ndërkaq, sipas demokratëve dhe anëtarëve të djathtë të KQZ-së, GNV-të duhet të funksionojnë edhe me dy anëtarë, qofshin këta të një spektri politik. Megjithatë, një gjë të tillë se kanë pranuar përfaqësuesit dhe anëtarët e majtë të KQZ-së, të cilët në 3 mbledhje radhazi kanë kërkuar që në udhëzim të përcaktohej që GNV-të të funksiononin edhe me dy anëtarë, por kur ata janë përfaqësues të dy forcave të ndryshme politike, ose thënë ndryshe, kur ata janë numëruesi i parë dhe sekretari që në çdo rast i përkasin dy forcave të ndryshme. Por një kërkesë e tillë është konsideruar e papranueshme nga të djathtët, të cilët kanë theksuar se në këtë mënyrë tentohet të krijohet një mekanizëm bllokues në grupet e numërimit. Në pamundësi për të gjetur një të mesme të artë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, është detyruar që ta hedhë këtë vendim në votim, por pa mundur të marrë pesë votat e duhura për të kaluar, pasi dy anëtarët socialistë, Dëshira Subashi dhe Artan Lazaj, kanë votuar kundër. Më tej, debatet në KQZ-ë janë zhvendosur për vendnumërimin e votave në qarkun e Shkodrës. Në lidhje me këtë, Gjonçaj u shpreh se nuk janë siguruar asnjë nga parametrat që përcakton ligji për vendnumërimin e votave për disa zona të Shkodrës. Kështu, sipas tij, Ristani nuk po zbaton në mënyrë të rregullt elementet e Kodit Zgjedhor. Një çështje shumë e debatuar në KQZ-ë, ishte edhe shqyrtimi i Bordit të Monitorimit. Edhe për këtë, përfaqësuesit socialit e cilësuan raportin e BBM-s, si politik dhe të njëanshëm.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 14:24