PS, Leskaj dhe Ruci: Prioritet arsimi dhe fermerët
Kandidatja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj, gjatë një takimi elektoral në Elbasan, ka premtuar vëmendje të veçantë për biznesin e ri agrar. Gjatë një takimi me banorë të fshatit Shtermen Leskaj është ndalur edhe në problemin e arsimit. Ajo premtoi se për çdo fëmijë që do ketë shkollën 20 minuta larg do ti sigurohet transporti falas.Do mbështesim biznesin agrar duke e përjashtuar nga taksat e tatimet deri në tre vjet. Të gjitha bizneset e reja, sepse biznesi në fshat ka nevojë për lehtësira që të zhvillohet.
28 qershori është dita për ti thënë jo varfërisë, jo korrupsionit dhe po një politike të re e ndryshimit, tha Leskaj. Ndërsa, kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, është ndalur në Mallakastër, ku ka premtuar se pas 28 qershorit me Edi Ramën kryeministër të gjithë fermerët do të jenë prioritet kjo falë politikave mbështetëse të parashikuara nga PS. Ky është një program i prekur nga dora juaj, dhe i bërë me shpirt nga ju dhe për ju, nga një njeri me moshë aktive e të sprovuar, që vërtet ashtu siç është sot kryeqyteti nesër të jetë e gjithë Shqipëria, u shpreh Ruçi.