E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha shpif dhe harron sepse nuk ka respekt për kujtesën e Tiranës

Lideri i opozitës, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim me banorët e Kombinatit në Tiranë. Në këtë takim ai ka theksuar se 25 ditë mbeten nga ndarja me të shkuarën, edhe 25 ditë për të inauguruar rrugën e politikës së re në qeverisje. Në këtë fjalim, kreu i të majtëve është ndalur tek akuzat e kundërshtarit të tij politik, njëherësh dhe kryeministër i vendit Sali Berisha, për të cilin ka theksuar se e ka marrë tre herë përgjigjen nga populli i kryeqytetit për prapambetjen e tij dhe nuk ka mësuar asgjë. Tre herë e ka marrë përgjigjen nga populli i kryeqytetit për paudhësitë e tij dhe nuk ka ndryshuar rrugë. Tre herë e ka marrë përgjigjen nga populli i kryeqytetit për gjuhën e tij të ulët dhe nuk e ka ngritur asnjë grimë nivelin e gjuhës së tij. Sali Berisha shpif dhe harron përgjigjen e parë, sepse nuk ka respekt për kujtesën e Tiranës. Akuzon dhe harron përgjigjen e dytë, sepse nuk ka respekt për inteligjencën e Tiranës. Fyen dhe harron përgjigjen e tretë, sepse nuk ka respekt për durimin e Tiranës. Kjo është një arsye më shumë që në 28 qershor Tirana do të votojë fundin e së vjetrës në pushtet dhe me votën e saj do ti japë jetë një pushteti të ri të së resë, ka theksuar Rama. Sipas tij, Tirana duhet të çlirohet nga duart e paafta e të papërgjegjshme të kësaj qeverie, që frenon vrapin e saj drejt Evropës. Ta çlirojmë Tiranën nga gjuha e baltës dhe e mllefit të kësaj qeverie, që derdhet çdo ditë mbi modelin tonë kombëtar të suksesit. Ta çlirojmë Tiranën nga varësia e një kryeministri, që prej 4 vjetësh na tregon se ska vizion të ri, ska ide të reja, ska qytetari të re evropiane për ti ofruar Tiranës, por vetëm të njëjtin konflikt të vjetër, të njëjtën sjellje të vjetër prej bajraktari inatçor dhe dritëshkurtër, theksoi kreu i PS. Duke iu drejtuar banorëve të Kombinatit, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka premtuar çuarjen përpara të Tiranës në katër vitet e ardhshme. Sipas tij, edhe 25 ditë mungojnë për të ngritur Komitetin Shtetëror të Zhvillimit të Rrethinave, nën varësinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrit të vendit, për tiu dhënë të gjithë të ardhurve që jetojnë në mjerimin e zonave informale, politikën e re të integrimit urban, e cila do të fillojë me mbylljen e plotë të procesit të legalizimeve të shtëpive dhe me hapjen e një fondi të posaçëm për kanalizimet, ujësjellësit, rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat dhe gjithçka duhet, për ti kthyer këto zona në njësi të reja të Tiranës evropiane.Unë jam këtu si kandidati për të qenë në 28 qershor kryeministri i ndryshimit dhe i shpresës. Unë jam këtu, sepse dua që bashkë me ju të sfidoj historinë e vjetër, që një grusht politikanësh e shkruajnë prej 18 vjetësh sipas interesave të tyre dhe të hap një faqe të re, ku së bashku të shkruajmë një histori të re, duke shumëfishuar shpejtësinë e ndryshimit të Tiranës, lokomotivës sonë të ndryshimit dhe duke tërhequr me shpejtësi pas kësaj lokomotive rrethinat e Tiranës, fshatrat e Tiranës, Rrogozhinën, Kavajën dhe të gjithë Shqipërinë, nënvizoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›