Partia e Lufter Xhuvelit rrezikon të përjashtohet nga zgjedhjet

Socialistët kërkojnë përjashtimin e atyre që i tradhtuan në zgjedhjet e 2005
Pas përjashtimit të Partisë së Punës së Shqipërisë nga e drejta për të garuar në zgjedhjet e 28 qershorit, tani e ka radhën Partia Agrare Ambientaliste e kryesuar nga Lufter Xhuveli, për mosrespektimin e kuotës së grave në lista. Partia Socialiste, në limitet kohore që lejon ligji zgjedhor, ka apeluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me anë të cilit u pranua që të regjistroheshin listat shumemërore të Partisë Agrare Ambjentaliste, duke kërkuar rrëzimin e tij. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e tij të datës 28 qershor, megjithëse jo plotësisht në përputhje me ligjin zgjedhor, listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Agrare Ambientaliste, megjithëse kjo e fundit nuk kishte plotësuar numrin e duhur të përfaqësueseve femra në të. Disa ditë më parë, KQZ kishte kthyer listën e kësaj force me qëllim plotësimin e numrit të nevojshëm të kandidatëve femra, duke i lënë kohë deri në datën 27 maj, datë e cila korrespondonte edhe me përfundimin e afatit të dorëzimit të çdo liste. Në mbledhjen e datës 28 maj, anëtarët KQZ-së, miratuan listat e reja të kësaj force por pa vënë re se në tre qarqe, dhe konkretisht në Fier, Shkodër dhe Gjirokastër nuk ishte respektuar detyrimi për të pasur përfaqësimin e duhur të grave në të. Kështu, në listën shumëemërore të qarkut Fier nga 14 kandidatë janë vetëm 4 femra, në listën e Gjirokastrës nga 5 kandidatë është vetëm një kandidate femër, dhe në listën e qarkut Shkodër nga 11 kandidatë janë vetëm 3 femra. Është dashur ndërhyrja e përfaqësuesve socialistë në KQZ që të evidentohej një problem i tillë, çka ka detyruar fillimisht KQZ në atë mbledhje që të pezullojë vendimmarrjen e saj për këtë çështje derisa administrata të bënte verifikimet e duhura dhe për ta diskutuar atë në mbledhjen tjetër. Por një pakt i tillë nuk është respektuar, dhe KQZ nuk e ka futur më në rend të ditës një çështje të tillë, duke lënë që vendimi për miratimin e listave të PAA të hyjë në fuqi në heshtje. Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës në këtë komision kërcënuan atë seancë se në rast se KQZ nuk rivlerësonte vendimmarrjen e saj për listat e PAA, atëherë ata do ta çonin çështjen në Kolegj Zgjedhor. Tashmë i mbetet Kolegjit Zgjedhor të vendosë nëse do të marrë parasysh pretendimet e socialistëve apo do të lërë në fuqi vendimin e KQZ. Në rast se Kolegji do të rrëzonte këtë vendim atëherë KQZ-së dhe PAA nuk do ti mbetej më asnjë mundësi për të rregulluar vendimmarrjen për këtë çështje, çka do të sillte si rrjedhojë dhe çregjistrimin e kësaj force nga lista e forcave që garojnë për tu përfaqësuar në Kuvendin e ri që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.