E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një sy elektronik, për futbollin anglez?

Një revolucion i ri po ndodh, një sy elektronik i vendosur në të njëjtën linjë me portën, i cili do të zbulojë nëse topi ka kaluar jashtë portës. Kjo lloj teknologjie mund të eksperimentohet në Angli, gjatë sezonit të ardhshëm.

Këtë lajm për botën e sportit e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit anglez, Alex Horne.

“Mund ta shohim si një mundësi mjaftë të mirë në sezonin e Premier League 2012-2013, – tha më tej Horne. Ne kemi shumë shembuj që në  këto raste, mund të behen gabime nga ana e gjyqtarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›