E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jabulani, top pa cilësi. E thotë edhe NASA

Agjensia Hapësinore Amerikane ka kryer disa teste me topin dhe ka dalë në përfundimin se në shpejtësinë prej 70 kilometrashm në orë, Jabulani e humb drejtpeshimin dhe “çmendet” në fluturim. Sfera e prodhuar nga kompania Adidas është kritikuar nga shumica e lojtarëve dhe trajnerëve në këtë botëror, por më të zëshëm kanë qenë Kristiano Ronaldo dhe Fabio Kapelo.

Kundër Jabulanit është shprehur edhe ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë, Kreig Xhonson Madje ai i ka dërguar një letër prej 12 faqesh presidentit të FIFA-s, Sep Blater, ku për[iqet t'i sqaroje se Jabulani do të “shkatërrojë lojën, siç e dimë ne të gjithë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›