Jackobson: Dialogu i dobishëm për gjithë rajonin

Ambasadorja Jackobson ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikonte edhe në shtimin e stabilitet me të gjerë në gjithë Ballkanin, raporton RTK.
Ambasadorja amerikane ka ritheksuar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të udhëhiqen nga Bashkimi Evropian, por një rol të rëndësishëm në këto bisedime, sipas saj, do të luajnë edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Është me rëndësi që të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për këtë proces, i cili pritet të sjell relaksimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas takimit që ka patur përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së, Cathrine Ashton me kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Tomislav Nikolic, procesi i dialogut do të jetë më i qartë”, transmeton Telegrafi.