E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski: I gatshëm të bashkëpunoj me shqiptarët

Shkup -Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM Branko Cërvenkovski ka deklaruar se do të bashkëpunonte me të gjitha partitë politike shqiptare dhe parti tjera maqedonase, përjashtuar partinë e kryeministrit, VMRO-DPMNE-në. “Ne do të jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, me të gjitha partitë politike shqiptare, pa dallim”-tha Cërvenkovski.

Në të njëjtën linjë, duket se ka qenë edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ka theksuar se ishte i hapur për t’u takuar me liderët e të gjitha partive politike në Maqedoni, përjashtuar Gruevskin dhe kreun e DR-së, siç e quajti ai Imer Nikolla Selmanovskin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›