Thaçi: Vizita në Francë, pikë kulmimante
Prishtinë -Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer dje nga vizita zyrtare në Francë. Në deklaratën për gazetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri Thaçi ka vlerësuar si shumë të rëndësishme takimet me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Francës. “Vizita në Francë shënon pikën kulminante të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit francez, të mbështetjes së fuqishme të presidentit Sarkozy, të Francës për shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik, për progresin që kemi arritur në Kosovë, për të ardhmen tonë të sigurt evropiane dhe euroatlantike, për kontributin tonë të shkëlqyeshëm mund të them me raportet ndër fqinjësore për implementimin e standardeve demokratike për integrim në strukturat euroatlantike”-tha ndër të tjerash Thaçi për reporterët.
Ai shtoi se Franca do të vazhdojë të jetë prezente në Kosovë në kuptimin ushtarak edhe civil, në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Por-sipas Thaçit-do të jetë edhe më e angazhuar në kuptimin e sjelljes së investitorëve në mënyrë që të kemi edhe investues francezë në Kosovë. Kryeministri kosovar shtoi se në Kosovë është krijuar një klimë shumë e mirë dhe atraktive për biznesin.
“Një shtet i ri me mundësi shumë të mëdha, prandaj dua të theksoj se presidenti Sarkozy e Franca do ta përkrahin në vazhdimësi shtetin e Kosovës, si një shtet që ka sjellë më tepër paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal dhe të ardhme evropiane për rajonin”-përfundoi ai.