Jackson është martuar me dadon e fëmijëve të tij
Autori i Lajmit: Red.
Këngëtari kontrovers, Michael Jackson, më herët gjatë këtij viti është martuar fshehurazi me dadon e fëmijëve të tij, kanë bërë të ditur mediat amerikane. Përkundër mohimit të këtij lajmi nga ekipi i yllit të muzikës pop, gazeta “America s National Enquirer” madje ka siguruar edhe kopjen e një dokumenti pronësor, ku Jackson ka shkruar se është i martuar. Sipas një burimi të afërt me mbretin e muzikës pop, Jackson është martuar me 40-vjeçaren, Grace Rwaramba, në Las Vegas në muajt a parë të këtij viti. "Grace është një nga miqtë e tij më të mirë. Ajo është një nga personat e rrallë që i ka qëndruar afër, përkundër problemeve të shumta me të cilat është ballafaquar – përfshirë këtu edhe gjykimin për ngacmim seksual të fëmijëve, në vitin 2005”, ka thënë ky burim për “Enquirer”. Nëse ky pohim del i vërtetë, atëherë kjo është martesa e tretë e Jacksonit. Më herët, ai ka qenë i martuar me Debbie Rowe dhe Lisa Marie Presley.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007