E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: “Kartat e identiteti kërkesa kryesore”

Autori i Lajmit: Red.Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, deklaroi dje se deputetët socialistë do të kërkojë më ngulm bërjen e kartave të identitetit. Ai pohoi se kjo do të jetë dhe kërkesa kryesore e përfaqësuesve të PS-në në Komisionin e Reformës Zgjedhore. “PS do të marrë pjesë në procesin e Reformës Zgjedhore me një qëllim të qartë, që dokumenti i vetëm i identifikimit për çdo zgjedhës, në zgjedhjet e ardhshme, të jetë vetëm karta e identitetit”, - tha ai. Duke e konsideruar këtë projekt si një nga më të rëndësishmit në procesin e integrimit evropian, Braçe tha se ai ka qenë një nga angazhimet e programit qeverisës, pasi dokumenti i identitetit është një nga elementet bazë kundër krimit dhe korrupsionit, por që natyrisht lidhet dhe me themelet e këtij shteti, me themelet e demokracisë dhe me zgjedhjet. Ky lajm është publikuar: 28/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›