SHBA test të ri për pranimin e emigrantëve
Autori i Lajmit: Red.Autoritetet e emigracionit në SHBA kanë publikuar verisionin e ri të testit që duhet të kalojne emigrantët për të fituar pasaportën amerikane. Sipas mediave lokale, emigrantët pretendentë do t i nënshtrohen një pyetesori me pyetje mbi historinë, politikën, strukturën e shtetit federal dhe gjeografinë, pa anashkaluar vlerësimin e njohjes minmale të gjuhës angleze. Testi i ri vjen pas 21 vjetëh dhe do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2008.
Senati amerikan hapi para disa muajsh debatin për projektligjin e reformës së debatueshme të imigracionit. Senatorë me influencë për këtë çështje dhe Shtëpia e Bardhë po përpiqen me këmbëngulje për të realizuar miratimin e ligjit dypartiak në Senat para fundit të këtij muaji. Por afati kohor është i papërcaktuar dhe kritikët në Senat thonë se projektligji ka të meta të mëdha.Kritikët në Senat thonë se legjislacioni do të jetë një program tjetër amnistie për imigrantët. Ata duan të modifikojnë projektligjin dhe të ndryshojnë një dispozitë që u jep shpejt status ligjor miliona imigrantëve të paligjshëm që janë tashmë në Shtetet e Bashkuara. Por përkrahësit e ligjit thonë se imigrantët e paligjshëm nuk do ta kenë të lehtë të legalizohen. Ligji do të forcojë sigurinë në kufi dhe do të krijojë regulla strikte të punësimit për imigrantët e paligjshëm. Ligji përfshin gjithashtu një program punësimi të përkohshëm që do të lejojë imigrantë të rinj të punojnë në Shtetet e Bashkuara për dy vjet.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2007