E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend: Një minutë heshtje në nder të figurës e At Zef Pëllumbit

Autori i Lajmit: Red.Kuvendi nderoi dje me një minutë heshtje figurën e At Zef Pëllumbit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së martës në një spital të Romës, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh. Gjatë 60 minutëshit të parë të diskutimeve të lira në Kuvend, deputetët vlerësuan figurën e At Zef Pëllumbit si një ikonë dhe kolos të kulturës kombëtare. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se figura e At Zef Pëllumbit kodifikon identitetin e tij kulturor si identitet thellësisht evropian. “Patër Zefi ishte i fundmi i brezit të artë të françeskanizmit shqiptar, i atyre burrave që për Fe e Atdhe shkrinë jetën, duke bredhur mal më mal për të mbledhur e për të sjellë ndër bulevardet e qyteteve tona gjuhën e moçme shqipe, folklorin e kanunet, zakonet e besytnitë e gjithë çfarë përbën identitetin tonë kombëtar”,- tha ajo. Ky lajm është publikuar: 28/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›