Jackson-in, e lanë të vdiste
Mbreti i muzikës pop Michael Jackson u la të vdiste nga mjekët e tij. Ata e braktisën atë në “shtratin e vdekjes”. Foto në fund të jetës së Jackson janë treguar në gjykatë, ku mjekët nuk kishin çka të reagojnë kur Jackson u dërgua në spital.
Michael Jackson u la i vdekur në një barelë spitali, të cilat janë treguar edhe në gjyq kundër mjekut të tij. Seanca është mbajtur në Gjykatën e Los Angeles.
Mbreti i Popit vdiq pasi “u braktis” nga mjeku i tij Conrad Murray, kanë thënë gjykata dje, përderisa vdekja e Jackson konsiderohet si vrasje me paramendim.
Fotoja e Jackos me mantel të bardh me gojën e tij të hapur është treguar në fillim të seancës gjyqësore kundër Murray, i cili akuzohet se e ka vrarë superyllin 50 vjeçar duke i dhënë një dozë të madhe të sedativëve të propofolit.