Basha: Angazhim për shërbime më të mira për qytetarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në fjalën e tij në takimin e Kongresit të Autoriteteve Lokale me drejtuesit e rinj vendorë ka premtuar bashkëpunim, angazhim për shërbime më të mira për qytetarët.
Sipas tij, mandati zgjedhor i drejtuesve të rinj do të jetë një kontribut thelbësor për shërbime më të mira për qytetarët, konsolidimin e demokracisë, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje, për integrimin e plotë në BE.
“Po përpiqemi të kthejmë vëmendjen e administratave ndaj qytetarëve, problematikës dhe interesave të tyre. Ne jëmi të qartë e të vendosur që t’i mbajmë administratat sa më larg vorbullave politike, por të krijojmë sinergjinë maksimale me faktorët politikë në këshillat tanë e më gjerë”- tha Basha.
Ai premtoi angazhim për koordinim të përbashkët më më shumë autoritet fiskal e administrativ, shpejtësi në plotësimin e kërkesave të qytetarëve dhe për këtë do mirëpriten deklarimet e qeverisë për bashkëpunim me të zgjedhur vendorë.