Shpenzon për familje dhe shokë

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 13:25
Ashton Kutcher gjithmonë sillet mirë më shokët dhe familjen e tij. Aktori 33 vjeç, i cili është i martuar me aktoren Demi Moore, ka thënë se shpesh shpenzon për të tjerët.
“Jo gjithmonë blej gjëra për vetën time”, ka thënë Ashton.
“Jam shumë me fat që dërgoj shumë gjëra në formë dhurate për njerëzit e tjerë. Po ashtu i blej shumë gjëra edhe gruas time. Ia kam blerë asaj një kompjuter, por edhe ajo më blen gjëra”, tha aktori.