Jacobson: Dialogu dhe marrëveshjet, të rëndësishme për investitorë e jashtëm

Ambasadorja e amerikane, Tracy Jacobson ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshjet për bashkëpunim, janë të rëndësishme, jo vetëm se Kosova dhe Serbia janë fqinje dhe mund të bashkëpunojnë, por sepse dialogu mund te sjelle stabilitet dhe normalitet në aspektin investiv dhe siguri, për investitorë e jashtëm.
Jakobson këtë deklaratë e bëri në Kuvendin e Nëntë Vjetor të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë./Indeksonline/