E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët provokojnë nxënësit shqiptarë

Disa të rinj serb raportohet se po provokojnë nxënësit e shkolles fillore “Hivzi Sylejmani, në kodrën e minatorëve në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Zëdhënësi për informim për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka thënë se njësitet policore po vëzhgojnë situatën, porse asgjë nuk ka konkrete.

“Ende nuk është raportuar asgjë në polici. Ne kemi njësitet tona atje për të parë nëse po gjejmë dicka konkrete”, ka thënë Zaiti për Indeksonline.

Megjithatë, thuhet se disa të rinjë serb tash e disa ditë po qëndrojnë afër shkollës fillore te kodra e minatorëve, duke provokuar ata me fjalë të ndryshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›