Takohen Thaçi dhe Berisha

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ç'rast u prit për një takim nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha.
Të dy kryeministrat kanë diskutuar mes tyre zhvillimet aktuale politike në Kosovë duke ritheksuar forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përmbushjen e plotë të axhendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ka arritur Kulmin. Ai e ka informuar Berishën për punën e institucioneve të Kosovës në konsulidimin e shtetit të Kosovës dhe sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Thaçi e ka njoftuar Berishën edhe dhe për marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë.
“Bisedimet me Serbinë po zhvillohen si dy shtete të barabarta dhe qëllimi është normalizmi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shtuar Thaçi.
Ndërkaq Berisha e informoi Kryeministrin e Kosovës për reformat në Qeverinë shqiptare, si dhe i’a rikonfirmoj edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për Kosovën.
“Ndërkombëtarisht është pranuar që Kosova është një rast ‘sui generis’, Kosova si shtet i pavarur në procesin e konsoludimit të Pavarësisë së saj zhvillon negociata me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet mike dhe ky proces është në interesin e saj”, nënvizoi Berisha
Duke folur për liberalizimin e vizave të dy Kryeministrat u pajtuan që kjo vonesë po u bëhet e padrejtë qyetarëve të Kosovës, të vetmit në Evropë të mbetur jashtë liberalizimit të vizave.
“Unë i kuptoj vështirësitë e qyetatrëve të Kosovës, por ky është një proces që Kosova duhet të faktojë përmbushjen e listës e kërkesave që Komisioni ka përgaditur”, ka thënë Berisha.
Ndërkaq, Thaçi ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij se vonesat janë më shumë politike sesa teknike dhe e ka ftuar Bashkimin Evropian që t’i tejkalojë divergjencat përmbrenda, në mënyrë që qyetetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm, pa viza.
Lidhur me deklratat nacionaliste, të dy Kryeministrat kanë konfirmuar se interesi i të dy vendeve është bashkimi i shqiptarëve në familjen e madhe evropiane, BE.
“Interesi kombëtar ka qenë është dhe do të mbetet interesi suprem i çdo njeriu të qytetëruar, Shqipëria nuk ka nuk ka patur dhe nuk do të ketë pretendime territoriale. Shqiptarët duhet të jetojnë të lirë dhe të barabartë para ligjit aty ku janë. Nëqoftëse kjo quhet nacionalizëm un mbetem shumë krenar dhe i vendosur në te. Ky është nacionalizëm i bazuar në vlera qytetare”, ka nënvizuar Berisha.
Ndërkaq Thaçi ka thënë se :
“Shqiptarët kudo që jetojnë në rajon janë populli më i evropianuzar, nësë bëhet referendum kjo do të dëshmohet në një përqindje të lartë, dhe kjo është një dëshmi e qartë për aspiratat e popullit tonë për antarësim në BE.
Jemi në rrugë të sigurtë, e vetmja alternativë për ne është integrimi në BE, do të jemi të bashkuar në familjen e madhe evropiane, në një rajon pa kufinjë.”
Pos tjerash, Thaçi ka deklaruar se edhe për autostrada na quajtën nacionalistë!
“Kur filluam autostradën thanë se është nacionalizëm, nëse dikush i sheh nacionaliste autostradat tona për përafrim të dy vendeve, atëherë është gabim. Ne duhet të investojmë në hapësirat ku jetojmë”, ka shtuar Thaçi./Indeksonline/