Komuna ndëshkon punëtoren që s’ka respektuar vendin e punës

Komuna e Prishtinës ka marrë menjëherë masa për punëtorët që nuk e respektojnë vendin e punës.
Drejtoria e Administratës duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim të premten që të paraqes në Komision Disiplinor, punëtoren e Sektorit për Shërbimin me Qytetarë, me arsyen se e njëjta nuk ka respektuar vendin e punës.
Komuna njofton qytetarët se punëtorja në fjalë është ndëshkuar edhe për mos respektim të vendimit të Komunës për mos konsumim të duhanit në ambientet e komunës, përkatësisht vendet publike në të gjitha ndërtesat e Komunës së Prishtinës, si dhe është ndëshkuar me heqje të mëditjes ditore nga paga e saj mujore.
“Komuna e Prishtinës, thekson se ajo do të respektoj çdo vendim që do të nxjerr Komisioni Disiplinor në raport me këtë rast dhe do t’i marrë të gjitha masat, konform rekomandimeve që do të vijnë nga ky komision”, thuhet në kumtesën e Komunës.
Komuna e Prishtinës, u benë thirrje të gjithë qytetarëve që për çfarëdo pakënaqësie apo mos kryerje të detyrave si duhet nga shërbyesit civile, t’i paraqesin ankesat e tyre në Kutitë e Ankesave, që janë të vendosura në çdo objekt të Komunës së Prishtinës.
Ditë më parë një qytetar i cilii ballafaqohet me neglizhencën e një punëtoreje, ka publikuar një video ku shihet mosprespektimi i orarit dhe vendit të punës nga një zyrtare e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/