Jacobson: Palët vendosin për temat e bisedimeve në nivelin e lartë

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson ka deklaruar se delegacionet e Beogradit e të Prishtinës do të vendosin për temat e bisedimeve në nivelin e lartë.
Jacobson supozon se çështja e veriut do të jetë pjesë e dialogut.
Ambasadorja amerikane Jacobson, ka thënë për radion “Kontakt plus” se SHBA përkrahin fuqimisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe se zgjidhjen për veriun e sheh brenda propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.