E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër mblidhen krerët e grupeve parlamentare

Seanca e parë e Parlamentit për këtë sesion nis ditën e hënë, ku pjesëmarrës pritet të jenë edhe deputetët e opozitës, pasi nuk është paralajmëruar ndonjë bojkot.

Sipas të dhënave zyrtare nga parlamenti, në pritje të hapjes së sesionit të pestë të legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit, konferenca e kryetarëve, ku marrin pjesë kryetarët e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit, do të shqyrtojë kalendarin e punës për periudhën trejavore, si dhe Programin e punës deri në muajin nëntor 2011.

Kalendari trejavor dhe Programi i punës do t’i kalohen për miratim seancës plenare të së hënës (5 shtator). /Start/

                                                                                             2011-09-01 11:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›