E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Francë, shisnin bileta 4 fish më shumë, 8 në pranga

TIRANË- Policia e Tiranës ka deklaruar sot se ka bërë të mundur shoqërimin e 8 personave, të cilët kanë shitur bileta për ndeshjen e nesërme me Francën me një cmim pothuajse katërfish së sa cmimi zyrtar.

Hetimet u kryen nga antikrimi ekonomik. Burime nga policia e Tiranës i thanë për NEWS24 se të arrestuarit shisnin bileta në vende të ndryshme në kryeqytet me një cmim që arrinte deri në 15 mijë lekë të rinj, ndërsa ato shitën me një cmim zyrtar vetëm me 3000 lekë.

Të tetë të shoqëruarit do ndiqen penalisht.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›