E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga – Zanierit: Jo zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë

Gjatë takimit të sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zainer, është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e ndihmës që OSBE-ja e jep në fushën e demokratizimit dhe të sigurisë, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zanier, që në Kosovë ka shërbyer si përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ka shfaqur interesimin e tij për mundësinë e votimit të shtetasve të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Në njoftim, më tutje, thuhet se presidentja Jahjaga, në takimin me Zanierin, ka thënë se zgjedhjet lokale të Serbisë nuk mund dhe nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës sepse cenojnë integritetin territorial të Kosovës.

Ajo më tutje ka theksuar se institucionet e Kosovës e njohin standardin ndërkombëtar me të cilin shtetasit me shtetësi të dyfishtë e gëzojnë të drejtën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, dhe për këtë do të respektohen konventat ndërkombëtare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›