Koshtunica e Samarxhiq në Mitrovicë

Vojisllav Koshtunica dhe Sllobodan Samarxhiq do të mbajnë një tubim elektoral të martën para mbrëmjes në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, ata janë parë para një ore në Jarinje duke kërkuar rrugë alternative për të hyrë në Kosovë pa u vërejtur nga ana e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.
Në anën tjetër, mësohet se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë kanë arritur në Zveçan natën ndërmjet të hënës dhe të martës dhe ato ndodhen në Qendrën e kulturës të kësaj komune.