Zeniti, 25 milionë për Sneijderin

E ardhmja e Wesley Sneijderit mund të jetë larg Interit.
Mesfushori holandez nuk po kalon momente të mira në skuadrën Nerazzurre, përfshirë këtu lëndimet dhe formën jo të mirë. Prandaj, presidenti Massimo Moratti po mendon për shitjen eventuale të tij gjatë verës.
Dhe, ofertat për ish futbollistin e Real Madridit nuk mungojnë. Krahas Manchester Unitedit, përfaqësuesit holandez ia ka vënë syrin edhe klubi rus, Zenit Saint Petersburg.
Sipas mediave italiane, pasanikët rusë janë të gatshëm t’i shpenzojnë 25 milionë euro, vetëm për ta angazhuar mesfushorin kualitativ.