E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque vazhdon me Spanjën

Vicente del Bosque ka njoftuar se do të mbetet në krye të Kombëtares së Spanjës edhe pas Euro 2012.

Trajneri spanjoll e ka nënshkruar kontratën e re me Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF). 61 vjeçari flitej se do të largohej gjatë verës, por ai do të qëndrojë te ‘Stuhia e Kuqe’ edhe për vite të tjera.

“E kam vazhduar kontratën me Kombëtaren”, ka konfirmuar ish futbollisti i Real Madridit për Radio Marca, pa treguar për kohëzgjatjen e saj. Del Bosque është selektor i Spanjës nga viti 2008, ndërsa e udhëhoqi këtë ekip drejt titullit të kampionit të botës më 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›