E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi kolektorit, Olldashi: Jo më ujra të zeza në plazhin e Durrësit

Durrës- Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e kolektorit në plazhin e vjetër të Durrësit, deklaroi se në vjeshtën e këtij viti nuk do të ketë derdhje të ujrave të zeza në det.

Ai deklaroi se punimet kapin një vlerë prej 4.3 milionë euro, dhe parashikohet që të ndërtohen disa satcione pompimi nga Përroi i Agait deri në plazhet e Malit të Robit.

Ka përfunduar tenderimi i një financimi të qeverisë shqiptare me vlerë 4 milion euro, që do të shërbejë për shtrimin e sistemit të kanalizimit sekondar dhe terciar të kësaj zone. I gjithë rajoni, pra pjesa e plazhit të Durrësit nuk do të ketë asnjë material apo ujra të zeza që do të derdhen në det- tha Olldashi.

Gjithashtu ai deklaroi se ujrat e zeza të kësaj zone do të grumbullohen në magjistralin e ujrave të zeza, dhe më pas do të bëhet filtrimi i tyre në impiantin e pastrimit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rikonstruksioni i Portit të Durrësit, Olldashi: Përfundon këtë verë Durrës- Ministri i Transportit Sokol Olldashi ka inspektuar në mesditë...
  2. Durrës- Fillon ndërtimi i ujësjellësit në zonën e plazhit Durrës- Me afrimin e sezonit turistik, ka filluar puna për...
  3. Elbasan- Përmbyten nga ujërat e zeza, banorët në protestë Elbasan- Shtëpitë e lagjes “5 Maji” në Elbasan përmbyten sa...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›