E Diel, 1 Nëntor 2026

Studiuesi japonez komenton Kanunin e Leke Dukagjinit

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto eshte studiues i kultures shqiptare dhe vecanerisht i Kanunit te Leke Dukagjinit. Ai eshte autor i librit Struktura etike e Kanunit dhe nenkuptimet e saj kulturore dhe sipas tij elemente baze te etikes se Kanunit gjenden edhe ne traditat antike japoneze si dhe ne veprat homerike. Profesor Yamamoto i cili ka qene disa here ne Shqiperi dhe Kosove eshte pedagog i Institutit te Shkencave Shendetesore te Universitetit Kjushju. Ai ishte ne studion tone ne Nju Jork dhe u intervistua nga kolegu Julian Zyla.

Zeri i Amerikes Ju keni qene i interesuar per kulturen shqiptare dhe vecanerisht mbi Kanunin per shume vjet tashme. Si lindi ky interesim

Prof. Kazuhiko Yamamoto 21 vjet me pare lexova nje roman te Ismail Kadarese te titulluar Prilli i thyer. Kur lexova kete liber mendova se Kanuni qe ishte njera prej temave te romanit karakterizohej shume prej etikes dhe moralit. Keshtu fillova te kryeja kerkime mbi aspektet etike dhe morale te Kanunit te Leke Dukagjinit 21 vjet me pare ky ishte fillimi i punes sime.

Zeri i Amerikes Mbi cilat vecori te Kanunit perqendrohet studimi juaj

Prof. Kazuhiko Yamamoto U perqendrova tek aspektet etike te Kanunit dhe kerkova te gjeja keta elemente etike duke i krahasuar me traditat antike japoneze. Tradita kryesore e Japonise antike ishte koncepti i Mikut-Perendi. Kur nje i panjohur vizitonte nje shtepi ai duhej te pranohej si nje lloj Perendie nje lajmetar i Zotit. Gjate studimeve te mia gjeta ngjashmeri midis konceptit te mikut tek Kanuni dhe atij ne kulturen antike japoneze. Gjashte elemente baze te Kanunit jane besa nderi miku gjaku buka dhe hakmarrja. Gjithashtu hetova mbi konceptet etike te veprave homerike Iliada dhe Odisea. Keto vepra u shkruan rreth 2700 vjet me pare dhe zbulova qe gjashte elementet e siperpermendur  ndodheshin edhe ne to. Pra une vura re qe elementet etike te veprave homerike ishin te njejta me ato te Kanunit. Me pas analizova tragjedite greke si per shembull ato te Eskilit dhe Sofokliut dhe i gjeta keto gjashte koncepte edhe ne ato tragjedi. Megjithate disa elemente ne tragjedine greke po ndryshonin pasi ato po shkruheshin ne Athine e cila ishte nje polis pra nje forme shteti. Mendoj se tragjedite e Eskilit dhe Sofokliut pasqyrojne kohet e ndermjetme te moralit njerezor nga ato te nje shoqerie pa pranine e fuqise se nje shteti ne kohet e nje shoqerie ku fuqia e shtetit eshte e pranishme.

Zeri i Amerikes Profesor Yamamoto nese do te bisedonit me njerez qe nuk i njohin shqiptaret cfare do tu tregonit atyre lidhur me njerezit dhe me kulturen shqiptare

Prof. Kazuhiko Yamamoto shte dicka e veshtire pasi Shqiperia dhe Kosova jane shume larg prej Japonise per shembull. Ne Japoni shume pak njerez dine gjera mbi keto shtete apo mbi kete rajon. Prandaj kur flas me bashkekombasit e mi mbi shqiptaret ata thone se nuk i njohin. Pra me duhet shume kohe per te shpjeguar se si eshte Shqiperia dhe se cfare vendi i mrekullueshm eshte. Njerezit ne Shqiperi dhe Kosove jane shume miqesore me ne te huajt. Ne menyre te vecante ata kane treguar dashamiresi te madhe ndaj ne japonezeve. Kur flas me shqiptaret me duket sikur jam duke folur me njerez te vendit tim. Udhetimet e mia atje kane qene per mua mjaft te mira nje pervoje fantastike do te thoja. Pra kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kultures shqiptare dhe ndaj shqiptareve.

Zeri i Amerikes Profesor Yamamoto cilat jane projektet tuaja te ardhshme

Prof. Kazuhiko Yamamoto Kam ne plan te vazhdoj kerkimet mbi aspektet etike te Kanunit duke i krahasuar ato me elemente te kulturave te ndryshme si per shembull kultura japoneze antike ajo moderne si dhe kultura te vendeve te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›