E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeria njeh pavaresine e Kosoves


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës ka arritur të sigurojë një tjetër njohje të pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit “INA”, e cila i referohet burimeve pranë zyrës së Pacollit.

Sipas numrit dy të qeverisë kosovare, Kosovën e ka njohur sot zyrtarisht Nigeria, ndërkohë që në ditët e ardhshme do të ketë njohje edhe nga Afrika e Jugut.

Gjatë turit të zotit Pacolli në Afrikë, Kosova është njohur nga Arika Qendrore, Guinea Konakri, Benini, Nigeri dhe Gaboni, ndërkohë që me Nigerinë shkon në 83 numri i njohjeve.

Egjipti do njohë së shpejti Kosovën

Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili këto ditë po viziton Kajron, ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë.

Gjithashtu, i cituar nga mediat kosovare, Hoxhaj ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga përfaqësues të Organizatës së Ligës Arabe, nga 22 vende të të cilës, 10 kanë njohur sovranitetin e Kosovës.

Hoxhaj është takuar me sekretarin e përgjithshëm të organizatës, Nabil Al Arabi, i cili e ka garantuar se njohja nga 12 vendet anëtare do të vijë së shpejti.

Ndërsa në një takim të zhvilluar me kandidatin për president të Egjiptit, Amr Moussa, Hoxhaj ka marrë garanci për njohjen, menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve demokratike në këtë vend.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Plani i qeverisë për doganat në veri
Pas aksionit policor të Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31, tani është në përfundim edhe përgatitja e planit për fillimin e rifunksionalizimit të këtyre pikave.
16 shtator, shteti sërish në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi paralajmëroi se në ditët në vijim veriu do të përfshihet nga protestat e grupeve të ndryshme të qytetarëve serbë. Egjipti do njohë së shpejti Kosovën
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili këto ditë po viziton Kajron, ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë. Dell: Pro vendosjes së ligjit në veri
Shtetet e Bashkuara mbështesin qeverinë e Kosovës në shtrirjen e autoritetit dhe rendit e ligjit në veri të vendit. Kuci: Veriu, mjafton plani i Ahtisarit
Zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuci ka deklaruar se për veriun e Kosovës duhet zbatuar plani “Ahtisari” dhe asnjë variant tjetër.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›