Jahjaga: Integriteti territorial është i paprekshëm
HUNGARI- Hungari mbështet prespektivën europiane të Kosovës, ndërkohë që u kërkon të gjithë partnerëve europianë që të vijojnë procesin e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këtë konfirmim presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e mori në ditën e dytë të vizitës në Hungari, ku është pritur nga presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt, raportoi Telegraf.
Presidenti hungarez nënvizoi se Hungaria do të hapë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale dhe ato ndërkombëtare që do të ndihmonte vendin në thellimin e reformave dhe qartësimin e rrugës evropiane si dhe do të ndihmojë që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave.
Nga ana e saj, presidentja Jahjaga tha se Kosovës i duhet marrëdhënia kontraktuale me BE-në, meqë kjo do të qartësonte rrugën evropiane të saj me marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Ajo theksoi se anëtarësimi i plotë i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, në BE do të garantonte stabilitetin afatgjatë të rajonit.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe integriteti territorial i saj i paprekshëm”,- nënviozoi presidentja kosovare.
Duke folur për dialogun Prishtinë-Beograd, Jahjaga vlerësoi se në këtë proces të nuk do të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës dhe integriteti territorial i saj.
(e.m/BalkanWeb)