Merkel, Sarkozi, Papandreu: Greqia, pjesë e eurozonës
ATHINE- Greqia është e vendosur të përmbushë të gjitha detyrimet e saj – në këtë përfundim është arritur pas videokonferencës organizuar mbrëmjen e së mërkurës, mes kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit grek George Papandreu.
Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, të tre palët ranë dakord se Greqia është "një pjesë integrale të eurozonës."
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, thanë se është shumë e rëndësishme që qeveria greke të zbatojë reformat dhe të përmbushë objektivat fiskale.
Zëdhënësi vuri në dukje se të tre udhëheqësit e mbështesin plotësisht vendimet e Samitit të euros të 21 korrikut.
“Masat e fundit garantojnë realizimin e programit dhe Greqia është e vendosur të respektojë të gjitha angazhimet e saj”, ka siguruar kryeministri grek Papandreu.
Në një deklaratë të përbashkët Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel theksuan se e ardhmja e Greqisë është brenda zonës Euro. "Zbatimi i angazhimeve të paketës së shpëtimi është i nevojshëm që ekonomia greke të kthehet në rrugën e rritjes së qëndrueshme dhe të balancuar” – deklaruan ata. Merkel dhe Sarkozi thanë gjithashtu se “kryeministri grek Jorgos Papandreu ripohoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm në përmbushje të objektivave të saj”.
(s.g/balkanWeb)