E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga Kosova dhe Serbia zgjidhje evropiane per problemet e perbashketa

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se marreveshja politike me te cilen u be edhe zgjedhja e saj ne kete post ka krijuar qendrueshmeri politike ne vend. Ne intervisten ekskluzive dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi presidentja Jahjaga ka shprehur bindjen se Kosova dhe Serbia do te gjejne zgjidhje evropiane per problemet e interesit te perbashket por ka hedhur poshte cfaredo mundesie per ndarjen e veriut te Kosoves qe sipas saj eshte ceshtje e brendshme e Kosoves.

Zeri i Amerikes Zonja Presidente faleminderit shume per kohen tuaj te ndare per interviste me Zerin e Amerikes dhe ate ne ditelindjen tuaj per te cilen ju urojme. Zonja Presidente jane mbushur 13 dite qe kur keni marre kete post. Si i vleresoni keto dite Si jane dukur ato

Atifete Jahjaga shte nje pune normale. Une diteve te para kryesisht jam marre me kompletimin e stafit dhe deri me tani kam arritur qe te krijoje ekipin kryesor te keshilltareve dhe kryesisht jam duke u marre me kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve te mia qe obligohem nga Kushtetuta e Republikes se Kosoves dhe te ligjet e aplikueshme te Kosoves. Njeheresh jam ne proces e siper te pritjeve protokollare te vizitave te ambasadoreve te shteteve mike te akredituar ne Republiken e Kosoves. Po ashtu edhe te pritjeve tjera te delegacioneve te institucioneve te ndryshme nderkombetare e vendore te grupeve te qytetareve te individeve te ndryshem qe kryesisht vijne qe te shprehin urimet e tyre uratat e tyre per marrjen e postit te presidentit te Republikes se Kosoves. Dhe normalisht qe gjate ketyre vizitave ngrihen edhe kerkesa dhe ceshtje te ndryshme qe kerkojne edhe zgjidhje ne korniza te mundshme ligjore.

Zeri i Amerikes A e ka ndryshuar shume jeten tuaj posti i presidentes

Atifete Jahjaga Po sigurisht qe e ka ndryshuar deri ne nje mase. Une duhet pak a shume te akomodohem me kete menyren e re te jeteses. Mirepo une kame qene kryesisht nje njeri shume energjik ne punen time dhe besoj se ate energji do te mundohem ta transmetoje edhe ne detyren e re apo ne obligimet e reja. Dhe besoj se me ndihmen e institucioneve vendore dhe te miqve te shtetit te Kosoves do tia arrijme qe ti permbushim obligimet dhe synimet e shtetit te Kosoves dhe te gjitha deshirat dhe qellimet e qytetareve te Kosoves.

Zeri i Amerikes Paraqitjet tuaja gate ketyre diteve te para te punes suaj kane qene relativist te rralla. Perse

Atifete Jahjaga Une mendoj qe eshte e kunderta. Une mendoj qe presidenti dhe pozita e presidentit nuk eshte aty qe te prononcohet per cdo gje. Une e kam edhe keshilltarin per ceshtje mediale dhe zedhenesin e presidences dhe pas cdo takimi dhe pas cdo aktiviteti qe kam pasur qe nga momenti i caktimit tim jane bere komunikatat dhe ka qene nje transparence e plote e te gjitha aktiviteteve dhe diskutimeve qe jane bere ne takimet tona. Dhe une do te jem gjithsesi e hapur dhe gjithsesi transparente kurdo qe eshte nevoja dhe konform obligimeve dhe synimeve qe jane te parapara konform kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves. Jane ditet e fillimit dhe duhet te lejojme kohe dhe hapesire dhe une do te merrem edhe me aktivitetet e jashtme qe do te jete nje prej synimeve kryesore te mia gjate permbushjes se mandatit tim.

Zeri i Amerikes Keni marre postin ne nje periudhe kur vendi po perballet me nje imazh relativisht te demtuar. Si po e perballoni dhe si mendoni ta perballoni kete situate

Atifete Jahjaga Politikat e brendshme gjendja e qetesise stabilitetit prosperiteti i nje vendi dhe sundimi i rendit dhe ligjit jane nder faktoret me te rendesishem ne imazhin e nje vendi. Kosova eshte shtet qe ka nje perkrahje te fuqishme para se gjithash nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nga vendet me te medha te Bashkimit Evropian. Pavaresia e Kosoves eshte nje qellim i perbashket apo nje projekt i brendshem i yni dhe qytetareve te Republikes se Kosoves. Por njeherit eshte edhe projekt i bashkesise nderkombetare qe eshte zbatuar edhe me intervenimin e forcave te NATO-s dhe pastaj duke u vazhduar te ndertohet edhe me misionet civile. Fillimisht me Misionin e Kombeve te Bashkuara pastaj me misionin e EULEX-it dhe me nje prezence te vazhdueshme te forcave te KFOR-it.  Dhe angazhimi i vazhdueshem i qytetareve te Republikes se Kosoves dhe institucioneve te Kosoves ka bere qe kjo ndihme te jete edhe me e fuqishme edhe me e vazhdueshme qe besoj se shtetet e tjera nuk e kane ne nivelin qe e ka Kosova. Synimi yne per integrimin euro atlantik do te jete synimi qendror i zyres sime dhe nje nder misionet e mia qendrore apo kryesore ne permbushjen e detyrave dhe obligimeve te mia. Dhe kjo ndihme e pakushtezuar e partnereve nderkombetare do te na ndihmoje ne kete rrugetim drejt integrimit te Kosoves dhe ngritjes se imazhit. Por gjithsesi Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran dhe eshte i pranuar si i tille nga te gjitha vendet e botes.

Zeri i Amerikes Zonja Presidente nje prej ceshtjeve qe ju presin ne ditet ne vazhdim eshte ndryshimi i kushtetutes dhe reforma e sistemit zgjedhor. Kjo nenkupton zgjedhjen e presidentit ne nje te ardhme te afert me votat e drejtperdrejta te qytetareve te Kosoves. Kjo nenkupton edhe nje shkurtim te mandatit aktual te presidentes. A ju pengon kjo

Atifete Jahjaga Zgjedhja ime si president konsensual dhe perfaqesim i unitetit eshte bere si nje hap shume i madh i cila ka zgjidhur nje ngerc te madh politik dhe institucional ne Republiken e Kosoves dhe ne njefare menyre ka shmangur mundesine e shkuarjes edhe njehere ne zgjedhje qe ne njefare menyre apo tjeter do te kishte ndikuar ne imazhin e Republikes. Me procesin e tille dhe zgjedhjen e tille eshte realizuar edhe nje marreveshje ne mes te partive te medha politike te Kosoves te cilat kane arritur nje stabilitet dhe te vendosin prioritetet e shtetit tone perpara qellimeve te tjera te cilat kryesisht hyjne ne kornizen apo fushen e zhvillimit ekonomik te reformave te arsimit te reformave te shendetesise te ngritjes se zhvillimit te pergjithshem te shtetit luften e vazhdueshme kunder korrupsionit dhe sundimit te rendit dhe te ligjit. Dhe besoj se nje marreveshje e tille ka krijuar nje stabilitet ne mes te partive politike dhe shteteve mike te Republikes se Kosoves. Kjo do te vazhdoje ne drejtim te procesit te ndryshimit te kushtetutshmerise qe do te mundesoje zgjedhjen e presidentit te vendit nga vota e drejtperdrejte e popullit si fillim dhe e dyta ndryshimin e sistemit zgjedhor qe do te mundesoje qe te kemi zgjedhje te parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Dhe ne qofte se nje shtet i ka keto veti dhe keto elemente atehere une e shoh si nje sistem demokratik te udheheqjes se nje shteti.

Zeri i Amerikes Dhe nuk ju pengon fare

Atifete Jahjaga Aspak.

Zeri i Amerikes A mund ta shohim presidenten Jahjaga si kandidate edhe ne votimet e drejtperdrejta

Atifete Jahjaga Qellimi im eshte qe brenda ketij mandati sa do te jem te kryeje te gjitha detyrat dhe obligimet e mia qe mandatohen nga ana e Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe njeheresh te mbroje te gjithe interesat dhe endrrat e qytetareve te Republikes se Kosoves dhe anetaresimin sa me te shpejte te Kosoves ne BE dhe ne OKB. Dhe nese do te jem e suksesshme ne kete mision qe eshte nder qellimet kryesore te qytetareve te Republikes se Kosoves ndoshta do te ishte nje nder arsyet qe do te mendoja te vazhdoja me tutje si nje elan shtese per punen dhe aktivitetet e mia.

Zeri i Amerikes Zonja presidente ju jeni zgjedhur ne kete post ne nje periudhe kur Kosova tashme ka filluar nje proces bisedimesh me Serbine per ceshtjet praktike te interesit te perbashket. Nga rrjedha e deritashme si i vleresoni keto bisedime dhe cfare prisni prej tyre

Atifete Jahjaga Procesi i dialogut ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise eshte nje proces qe eshte duke u mbajtur ne Bruksel me ndermjetesimin e BE-se. Kosova ka pasur gjithhere nje qasje jashtezakonisht pro aktive dhe e ka ngritur edhe nivelin me nje perfaqesim me te larte te shtetit te Kosoves ne kete proces te dialogut edhe me vet emerimin e zevendeskryeministres se Republikes se Kosoves zonjes Edita Tahiri si udheheqese te dialogut. Ky dialog duhet te shihet si nje proces normal ndermjet dy shteteve qe kane kaluar nje faze te konfliktit dhe keto dy shtete kane pasur te kaluaren dhe duhet te planifikojne te ardhmen. Procesi i diskutimeve eshte kryesisht nje proces teknik qe eshte duke u zhvilluar dhe se eshte duke u bere ne perputhje me deshirat vullnetin dhe interesat e qytetareve te te dyja vendeve. Zgjidhjet qe do te gjenden gjate procesit te dialogut do te jene zgjidhje te pranueshme zgjidhje evropiane qe do te duhej te ishin te pranueshme per qytetaret dhe institucioneve te te dyja vendeve si per Republiken e Kosoves po ashtu edhe per Republiken e Serbise. do zgjidhje qe do te ishte ne kundershtim me vullnetin e qytetareve te Kosoves nuk do te ishte e pranueshme. Perfaqesuesja ne dialog ka mandatin e plote ne kompletimin e detyrave dhe obligimeve ne mbeshtetje me kuadrin kushtetues te Republikes se Kosoves dhe ligjet e Kosoves.

Zeri i Amerikes Sa here flitet per bisedimet me Serbine veriu i vendit behet teme e pashmangshme. Si e shihni veriun ne fund te ketyre bisedimeve

Atifete Jahjaga Republika e Kosoves eshte nje shtet i pranuar nderkombetarisht. Dhe te gjitha ato shtetet qe e kane pranuar statusin apo pavaresine e Kosoves e kane pranuar ne teresine e saj territoriale integritetin dhe sovranitetin e garantuar. eshtja e veriut eshte ceshtje e brendshme e Republikes se Kosoves dhe cdo aranzhim apo ri aranzhim tjeter do te ishte i papranueshem. Tani sic e dini kemi filluar edhe procesin e decentralizimit ku shume komuna te reja kane perfituar te drejtat dhe obligimet shtese dhe ne grupin e tyre hyjne edhe tri komunat qe jane te banuara me shumice etnike serbe dhe kjo eshte nje ceshtje e brendshme e Republikes se Kosoves qe do te zgjidhet konform ligjeve te aplikueshme dhe kushtetutes se vendit.

Zeri i Amerikes Por nese ka nje perpjekje qe ka pasur dhe nje synim per ndarjen tokesore te veriut

Atifete Jahjaga do aranzhim tjeter dhe cdo iniciative e tille do te ishte shume e rrezikshme dhe do te ishte ta themi shume e veshtire qe te menaxhohet dhe kjo do te sillte edhe probleme te tjera duke filluar me dekada prapa si per ceshtjet etnike si per ceshtjet territoriale te ketij vendi.

Zeri i Amerikes Ju vini nga fusha e sundimit te ligjit dhe pjese e pergjegjesive tuaja si presidente jane edhe ceshtjet qe kane te bejne me sundimin e ligjit  me drejtesine. Si mund te zbatohet sundimi i ligjit edhe ne veriun e Kosoves

Atifete Jahjaga Une do te jem shume perkushtuar duke pasur parasysh qe vij nga kornizat e sherbimit te qytetareve te Kosoves dhe sundimit te rendit e ligjit. Do te jete nje perkushtim i gjere dhe ne do te koordinohemi dhe harmonizohemi me te gjitha institucionet e Republikes se Kosoves Parlamentin e Kosoves zyren e Kryeministrit dhe do te mundohemi qe te shtrijme autoritetin tone ne tere territorin e Kosoves sa i perket sundimit te rendit dhe te ligjit dhe luftes kunder korrupsionit qe jane parakushtet kryesore qe te drejtojme Kosoven drejt rrugetimit qe ne kemi parapare per vendin tone dhe per kombin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›