Porti i Durrësit, i ndryshojnë fytyrën 60 milionë euro investime
20/04/2011 Në projekt thellimi i basenit dhe disiplinimi i krocereve të huaja
DURRES- Modernizimi i portit të Durrësit i ka kushtuar Autoritetit Portual më shumë se 60 milionë euro, të cilat janë pjesë e fondeve të vet shoqërisë, qeverisë shqiptare dhe mbështetjes nga fondet e huaja. Banka Evropiane për Investim dhe BERZH janë dy financuesit më të mëdhenj të projekteve të rëndësishme në port duke bërë të mundur transformimin e plotë të tij. Porti ka nën juridiksionin e vet 140 ha prej të cilave 80 ha janë tokë dhe 60 ha të tjerë sipërfaqe ujore me basenin e gjerë. Drejtori APD, Eduart Ndreu, ka thënë se puna për modernizimin e portit ka nisur disa vite më parë, ndërsa ritmet janë përshpejtuar në 5 vitet e fundit. Përshtatja e këtij porti me standardet më të mira evropiane në përpunimin e mallrave, shërbime dhe në kushtet e përpunimit të udhëtarëve kanë nxitur disa projekte të rëndësishme. “Është investuar shumë në të gjitha drejtimet si në infrastrukturë, superstrukturë, menaxhim, mendësinë e punës e profesionit, sigurinë portuale etj.”,-është shprehur Ndreu. Kurba e zhvillimit dhe strategjive kanë ardhur në ngjitje duke synuar ti japin ngjyrën evropiane të konceptit të punës dhe të administrimit. “Tani që flota e peshkimit ka marrë zgjidhje për portin dhe shtrirjen e modernizimin, si dhe për garantimin e sigurisë në terminalin e trageteve, nuk ka më pengesa në drejtim të modernizimit të plotë”,- tha Ndreu. Tani porti ka masterplan që parashikon deri në detaj gjithçka lidhur me perspektivën. Sistemi elektronik ka bërë të mundur menaxhimin e sipërfaqes, të të mirave materiale dhe çekinit e peshave. Bërja e masterplanit ka detyruar Autoritetin Portual dhe ministrinë e linjës të ndërhyjnë në disa projekte për ti përshtatur me standardet e kërkuara. APD pohon se cilësia e punimeve nga kompania e huaj në ndërtimin e terminalit të ri është shumë e lartë. Porti tani gjendet në fazën e diskutimit për thellimin e basenit të portit dhe përshtatjen e kalatës 7 e kalatës 8. Ky proces pritet të rihapet tani dhe sipas përllogaritjeve të bëra, por që nuk janë përfundimtare, do të shkojnë diku tek 12-13 milionë euro. Autoriteti Portual po synon që kroçeret me pushues e vizitorë të huaj të zbresin jo më tek terminali i sotëm, por pranë hyrjes numër 1, në anë të shëtitores “Taulantja”. Kjo do u japë mundësi të huajve të njihen me qytetin, pjesën arkeologjike, Amfiteatrin dhe muzeun, objektet e ndryshme si kalaja, Torra veneciane, Rotunda, Pusi Topanasë etj. Durrësi sot vizitohet nga pak turistë që përshkojnë Adriatikun dhe sipas drejtorit Ndreu arsyet janë të shumta.
Xh. Gradica