KLD-ja përfundon kontrollin në Apel. Shkelje në lirimin e turkut
20/04/2011 Inspektorët marrin dosjen e skandalit, ku u lirua trafikanti i 1 toni heroinë
TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit, prej të cilit u lirua trafikanti turk i drogës, Abdyl Selam Turgut, prej ditësh ka tërhequr vëmendjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, inspektorët e të cilit përfunduan dje kontrollin për të verifikuar procedurën ligjore. Për të vërtetuar nëse ka pasur shkelje rreth praktikës që është ndjekur për lirimin e supertrafikantit turk (që dyshohet se ka trafikuar të paktën 1 ton drogë), inspektorët kaluan në skaner dispozitat ligjore, kërkesën e përfaqësuesit të akuzës, si dhe argumentimin e vendimit të treshes së gjyqtarëve që vendosi lirimin nga qelia të të kërkuarit ndërkombëtar. Burime nga gjyqësori thanë se pritet që ky inspektim të dalë me një vendim konkret, ku nëse do evidentoheshin shkelje procedurale, ndaj gjyqtarëve do të merren masa administrative, deri në nisjen e një procedimi disiplinor. Duke iu referuar këtyre burimeve mësohet se janë gjetur disa parregullsi në procedurën ligjore dhe se shumë shpejt do të propozohen masa konkrete për personat që me vendimin e tyre shkaktuan këtë superskandal në radhët e drejtësisë.
Dosja gjermane (akuza plot me drogë)
Lidhur me këtë çështje momentalisht Prokuroria ka administruar në dosje kërkesën për ekstradim Abdulselam Turgut të ardhur nga autoritetet e drejtësisë gjermane. Kjo e fundit e akuzon për trafik të lëndëve narkotike të llojit opium e heroinë, si dhe krijim të organizatës kriminale. Mbi bazën e këtij materiali, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar 20 javë më parë caktimin e masës “arrest në burg” në mungesë për shtetasin e lartpërmendur. Gjatë këtyre javëve drejtësia gjermane i ka kërkuar Shqipërisë zgjatjen e afatit me 40 ditë, derisa autoritetet e këtij vendi të dërgonin dokumentacionin e duhur për ta ekstraduar në Gjermani. Por për çudi, Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e ka lënë në arrest me burg sikurse ka kërkuar Prokuroria, duke i caktuar një masë tjetër, “arrestin shtëpiak”.
Vendimi nr. 118, “kleçka” që e liroi
Në vendimin me nr. 118 të Gjykatës së Apelit, Abdulselam Turgut përfitoi lirinë. Sipas vendimit, urdhri për arrestimin e supertrafikantit turk të drogës është urdhër evropian arresti, dhe nuk mund të kryhet në territorin e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së. Ky ka qenë vetëm një nga argumentet e lirimit të turkut, pasi në argumentet e tjera të zbardhura në vendim, Prokuroria nuk ka pasur origjinalin ose një kopje autotentike të vendimit të dënimit apo të urdhër-arrestit të zbatueshëm në mënyrë të menjëhershme. Gjithashtu në vendim shpjegohen se në dosjen e Prokurorisë mungonte kërkesa me shkrim nga Ministria e Drejtësisë gjermane drejtuar Ministrisë së Drejtësisë shqiptare. Rezulton se i gjithë materiali i administruar në dosje është një komunikim me e-mail që pretendohet se është kryer mes komisariatit të Rinasit dhe Zyrës Kombëtare të Interpolit. Në vendim thuhet se: “Urdhri për ndalimin e Abdulselam Turgut është urdhër evropian i arrestit”, çka do të thotë se fushën e zbatimit e ka brenda territorit të Bashkimit Evropian dhe jo tek vendet jashtë këtij territori.