Dënohet me 12 vjet burg gruaja,mbyti foshnjën e saj 1 vit më parë
20/04/2011 Shfaq pendesë në seancën e fundit: Kërkoj mëshirë. E rrahu dhe vrau fëmijën sepse qante
KORÇE- Sonila Lumi, 24-vjeç banuese në fshatin Zëmblak të rrethit Korçë do të qëndrojë në burg për 12 vjet me radhë, pasi një vit më parë, me një gjakftohtësi të frikshme dhe të pabesueshme mbyti me duart e saj foshnjën e vet 18- muajshe, sepse nuk i duronte dot të qarën. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Korçës i dhënë në seancën gjyqësore të ditës së martë. Ndryshe nga seancat e mëparshme gjyqësore dhe gjatë procesit hetimor, ku e pandehura kishte mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj aktit kriminal që kishte kryer, në seancën e fundit të gjykimit ajo u shfaq e penduar për gjithçka kishte bërë me fëmijën e vet.
“Pendimi”
“Kërkoj mëshirë”, u shpreh Sonila Lumi para trupit gjykues. Pikërisht për këtë gjë, avokati i saj kërkoi që 24-vjeçarja të gjykohej si e sëmurë me probleme psikike, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga prokurori Julian Kristo. Analizat mjekësore kishin vërtetuar se Sonila Lumi nuk vuante nga probleme të tilla, gjë që i jep ngjarjes përmasat e një akti barbar. Në seancën e mëparshme gjyqësore, Prokuroria e Korçës kërkoi 20 vjet heqje lirie për të pandehurën Sonila Lumi, sepse organi i akuzës kishte mundur të zbardhte të gjitha hollësitë e kësaj ngjarjeje tragjike dhe të arrinte në përfundimin se mbytja e fëmijës kishte qenë me dashje, sepse nuk e duronte dot të qarën e fëmijës së vet. Dhe jo vetëm kaq, 24-vjeçarja fillimisht e kishte rrahur fëmijën dhe më pas e kishte mbytur atë. Veç sa më sipër, gruaja në fjalë, gjatë procesit të hetimit nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë pendese. Qëndrimi i saj do të ndryshonte vetëm gjatë gjykimit, gjë që me sa duket do të ndikonte dhe në dhënien e vendimit të gjykatës. “Kërkoj mëshirë” do të ishin fjalët e saj që do të mbaheshin mend edhe nga të pranishmit në sallë, por që këtë mëshirë nuk do ta jepte për fëmijën e vet që ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç. Gjithsesi tashmë gruas monstër do t’i duhet të qëndrojë në burg për 12 vjet rresht.
Krimi barbar
Ngjarja në fjalë zë fill më 21 maj të vitit të kaluar. Ditën e ngjarjes Sonila Lumi ndodhej me foshnjën e saj në shtëpi, pasi bashkëshorti me të cilin bashkëjetonte nuk ishte në banesë, sepse ai punonte si bari. Mungesa e tij do të shndërrohej në vdekje për fëmijën. Rreth orës 12.00 të asaj dite, fëmija kishte dalë të luante në oborr, por ndërkohë kishte filluar të qante. Sonila Lumi e kishte goditur në gjoks me synimin që ai të pushonte, por ndërkaq për shkak të goditjes, fëmijës 18-muajshe i ishte shkaktuar gjakderdhje. Megjithatë, edhe kur e kishte parë foshnjën në gjendje të vështirë për jetën nuk kishte bërë asnjë përpjekje për t’i ardhur në ndihmë. Qarjet e fëmijës nuk kishin qenë gjë tjetër veçse ndihmë nga nëna e tij, lutje që ajo të mos e rrihte, por ta merrte në krah dhe të ndjente ngrohtësinë e saj. E megjithatë, përveç kësaj, për t’i mbyllur gojën foshnjës e kishte kapur për gryke duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa sytë e fëmijës vështronin nga nëna e vet. Pas kësaj e la të vdekur në banesën e saj, duke pritur të kthehej bashkëshorti nga mali dhe për t’i thënë këtij të fundit se fëmija kishte vdekur. Megjithatë, ajo çka kishte ndodhur mes fëmijës dhe nënës së tij ishte parë dhe nga komshinjtë kur ajo po e rrihte çnjerëzisht. Fëmija u çua në spital vetëm kur i ati u kthye në shtëpi, por foshnja ishte ndarë përfundimisht nga jeta. Do të ishin hetimet e Prokurorisë dhe ekspertiza mjekoligjore ajo që do të hidhte dritë mbi të gjitha rrethanat e ngjarjes. Në qafën e fëmijës do të gjendeshin dhe shenjat e gishtave të nënës së tij. Për babin e fëmijës gjithçka do të bëhej e qartë. Fëmija e tij ishte mbytur nga bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht nga nëna që e kishte sjellë në jetë. Gjithçka ishte e pabesueshme, por ai së fundi do ta padiste në Prokurori. Pas kësaj, 24- vjeçarja do të pohonte krimin e saj, por ndërkohë nuk do të shfaqte asnjë shenjë pendese. Çifti në fjalë ishte nga fshati Vidohovë i rrethit Devoll, ndërsa kohët e fundit ishte vendosur në fshatin Zëmbalak. Pikërisht në këtë fshat do të ndodhte ngjarja kriminale që do të trondiste jo vetëm banorët e fshatit, por gjithë rajonin. Kjo ngjarje do të ishte gati e njëjtë me atë të Vidohovës, ku një grua copëtoi me sëpatë një fëmijë të vogël dhe për atë çfarë kishte bërë për shumë kohë nuk do të shfaqte pendim.