Grevistët, komplikacione të zemrës dhe gjymtyrëve
20/04/2011 Rëndohet gjendja shëndetësore e para dhe tetraplegjikëve
Hyrja në ditën e gjashtë të grevës së urisë ka shtuar komplikacionet te grevistët para dhe tetraplegjikë. Gjatë ditës situata shëndetësore e 22 protestuesve është përkeqësuar edhe më shumë, ku sipas raportimeve, bëhet e ditur se një pjesë e këtyre grevistëve kanë manifestuar komplikacione të zemrës, kontraksione në gjymtyrë dhe probleme me tensionin. Por pavarësisht këtyre rëndimeve, ata kanë deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë derisa dikasteret përgjegjëse do të marrin masat për plotësimin e kërkesave të tyre, që do t’u sigurojnë kushte më të mira jetese. Ndonëse disa prej grevistëve që kanë manifestuar probleme të rënda u është kërkuar të dalin nga greva, ata kanë kundërshtuar me forcë duke pohuar se do t’i shkojnë deri në fund. Po gjatë ditës së djeshme, kreu i Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të ketë një reagim nga strukturat e qeverisë lidhur me problemet ekonomike që po kalon kjo shtresë. “Nga kontaktet që unë po mbaj me Ministrinë e Punës dhe me personalitete të tjera është duke u shqyrtuar çështja dhe do të mbahet një qëndrim, shpresoj sot ose nesër maksimumi dhe do të kthehet një përgjigje se çfarë do të ofrohet nga kërkesat e tyre. Ata kanë përgjegjësinë që këto kërkesa duhet t’i kishin shqyrtuar me kohë dhe të ndërtohet një bashkëpunim real institucional”, ka pohuar Tafaj. Ata kërkojnë që rritjen e pagesës së aftësisë së kufizuar, asaj higjenike si dhe rritjen e pagesës për kujdestarin. Ndërkohë që dy ditë më parë Ministria e Punës deklaroi dje se 5100 para dhe tetraplegjikët kanë marrë mbështetje financiare në këto 4 vjet dhe kërkoi që ata t’i japin fund kësaj greve.