Jahjaga: Kosova e gatshme t`i marrë të gjitha përgjegjësitë

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar se akti i përmbylljes së pavarësisë është padyshim një moment i rëndësishëm dhe historik për vendin.
“Kjo është një e arritur e qytetareve, e institucioneve të Kosovës dhe e faktorit ndërkombëtarë, që vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në rrugën e shtet-ndërtimit”, ka theksuar presidentja Jahjaga, një ditë para se të mbahet ceremonia zyrtare e organizuar nga institucionet e Kosovës me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova është e gatshme t1i marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të vazhduar me fuqizimin e shtetit, demokracisë dhe zhvillimet e përgjithshme.
Duke komentuar raportet e Kosovës me fqinj, veçmas me Serbinë, presidentja ka nënvizuar se Kosova nuk duhet t`i druhet dialogut me Serbinë për të avancuar raportet në rrugën evropiane.