Klinton: SHBA-ja dhe Rusia, dallime të mëdha për Sirinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dallime të mëdha lidhur me krizën në Siri.
Zonja Klinton dje u takua me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në margjinat të samitit të liderëve të rajonit Azi – Paqësor (APEC), në Vlladivostok të Rusisë.
Zoti Putin i ka përshkruar bisedimet si “shumë konstruktive”. Megjithatë, Hillari Klinton, tha se do të vazhdoj të kërkoj nga Moska që të shtoj presionin ndaj Sirisë.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri, nëse Rusia nuk i bashkohet presionin ndërkombëtar në rritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me Hillari Klintonin, tha se Rusia është kundër më tepër sanksioneve ndaj Sirisë dhe Iranit.