E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllasi: Tadiqi të mos sillet si Miloseviqi

Prishtina nuk do të paraqes paraprakisht si kusht njohjen e Kosovës për bisedimet e kryeministrit të Kosovës me presidentin serb. Do të pranojë bisedimet vetëm nëse do të jetë temë rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, të cilat janë problematike, ka thënë për gazetën serbe Blic, Azem Vllasi, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi, siç e cilëson Blic.

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit serb, Boris Tadiq, i cili tha se është i gatshëm që të takohet me kryeministrin Thaçi, nëse ky takim do të ishte në funksion të zgjidhjes së problemit të Kosovës, Vllasi thotë se ka hapësirë për bisedime “nëse Tadiq nuk do të sillet si Milosheviqi i cili dëshironte të takohej me liderët kosovarë për të zgjidhur problemet në Kosovë”.

Tadiq do të mund të takohej me presidenten Atifete Jahjagën, apo me Thaçin, dhe të bisedojnë për katër pikat e Tadiqit, apo ndonjë plan tjetër me kushtin se bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve. Kosova është shtet sovran. Askush nga Kosova nuk ka pretendime që të zgjidh problemet në Luginën e Preshevës, kështu edhe Serbia do të duhej të përqendrohej, ka thënë, siç e cilëson Blic Azem Vllasin , këshilltari i kryeministrit të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›