Tadiq: E di se ndarja e Kosovës është e pamundur

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq thotë se puna e tij është për të bindur fuqitë e mëdhaja se plani i tij për Kosovën është realist dhe se ndarja e Kosovës është e pamundur. “Çdo gjë që shqiptarët në Kosovë dhe Serbët në Beograd mund të bien dakord mund të implementohet vetëm nëse fuqitë e mëdha janë dakord”, tha ai për televizionin Al Jazeera.
Presidenti serb sqaroi se plani i tij për zgjidhje e shikon ndarjen e Kosovës të pamundur për aq kohë sa fuqitë e mëdha nuk e duan këtë. “Plani është prezantuar në çdo kryeqytet ku krijohen politikat. Përgjigja nuk është pozitive por nuk është as negative dhe ne do të shikojmë se do të bëhet pozitive”, tha Tadiq.
Tadiq tha se ka shumë zgjidhje me interes për Kosovën, siç është ajo e Irlandës së Veriut etj që mund të zbatohen në Kosovën e veriut. “Ne nuk mund të mbajmë një konflikt të ngrirë pasi ky konflikt i ngrirë do të përshkallëzohet shpejt ose vonë dhe do të marrë jetë njerëzish në barrikada apo ku di unë se ku”, tha Tadiq.