Jahjaga: Kosova, shembull i bashkëjetesës e tolerancës
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i uroi sot të gjithë besimtarët ortodoksë serbë dhe qytetarët e vendit me rastin e Krishtlindjes ortodokse, duke theksuar se Kosova është shembull i mirë i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës.
“Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, ju shpreh urimet më të mira. Uroj që këtë ditë të dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin ta kaloni me gëzim në familjet e juaja, në paqe dhe në harmoni me të gjithë të dashurit tuaj”, thuhet në këtë mesazh.
“Vendi ynë është shembull i mirë i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besim të ndryshëm. Le të shërbejë kjo ditë feste për të shtuar edhe më shumë dashurinë dhe respektin ndërmjet gjithë qytetarëve, me besimin e plotë për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për të gjithë”, thekson Presidentja Jahjaga.
(d.b/BalkanWeb)