Breshëri automatiku në qendër të Kucovës, plagoset 16-vjecari
KUCOVË- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kucovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen ‘Llukan Prifti’, ndërsa mësohet se në drejtim të tij është shkrehur një breshëri automatiku. Bëhet fjalë për një adoleshent, rreth 16-vjec, i cili ishte duke ecur vetëm në rrugë në momentin që është plagosur.
Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është nisur menjëherë drejt spitalit të qytetit të Beratit, ndërsa policia e Kucovës ende nuk jep asnjë detaje për ngjarjen, shkaqet e saj dhe autorin e mundshëm të kësaj plagosjeje.
(ma.ar/BalkanWeb)