E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jugu i vendit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut

GJIROKASTËR- Jugu i vendit është përfshirë dje dhe sot nga reshjet e dendura të shiu, por pa shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

"Megjithe reshjet e shiut që u shfaqën mbrëmë dhe vazhdojne te jenë prezente edhe sot, të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme”, tha Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

Reshjet e shiut kanë ndikuar pozitivisht në aksin rrugor Jorgucat – Muzinë, me gjatësi 15 km, duke shkrirë ngricat që mbizotëronin prej dy javësh. Strukturat e policisë rrugore kanë kaluar në gadishmëri dhe janë vendosur në të gjitha akset kombëtare. Deri tani nuk është shënuar asnjë aksident i rëndë rrugor, tha Mullai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›