Moti i keq 'mbërthen' vendin, autobusi rrëshqet në Qafë Thanë
QAFË- THANË- Reshjet e borës në juglindje të vendin kanë bërë që një autobus të humbë kontrollin. Mësohet se autobusi me pasagjerë i linjës Tiranë-Korçë ka rrëshqitur për shkak të borës, por fatmirësisht pa vitkima. Policia: Autobusi ka bllokuar qarkullimin për 20 minuta në këtë aks rrugor, dhe vetëm pas ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur qarkullimi në këtë aks. Mësohet gjithashtu se ky aks është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Orët e fundit janë shoqëruar me reshje bore në zonat malore dhe reshje të dendura shiu ne pjesën tjetër të vendit. Deri tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë. Ndërkaq probleme ka patur në Bulqizë, e cila është gjithashtu e përfshire nga reshjet e borës. Disa komuna mësohet se janë bllokuar, ndërsa zonat e tjera të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar jo pak probleme në akset kryesore. Pjesa tjetër e vendit si Tirana, Berati, Gjirokastra, Fieri, Vlora e Saranda janë përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe era e fortë.
DIBER
Sitiata problematike paraqitet edhe në rrethin e Dibrës. Reshjet e dëborës kanë bllokuar komunat Sllove, Kalaja e Dodës, Lurë. Reshjet e borës kanë shktuar probleme edhe në fshatrat Selishtë dhe Qafë-Murr.
BULQIZË
Edhe në Bulqizë rezultojnë të bllokuara komunat Ostren eTrebisht. Probleme ka pasur edhe në disa fshatra të komunave Zerqan e Martanesh.Bëhet me dije se rruga nacionale Fushë Bulqizë-Klos është e kalueshme vetëm me zinxhirë
ELBASAN
Shirat e dendur të rëna gjatë mbrëmjes kanë përmbytur një pjesë te lagjes ‘Fushë Mbret’ në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, mësohet se automjetet të cilat udhëtonin paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin janë bllokuar përreth 1 orë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vetëm pas ndërhyrjes së policisë, ky aks rrugor është bërë i kalueshëm vetëm në një korsi.
DURRËS
Kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit kanë shkaktuar probleme në port. Autoritetet portuale bëjnë me dije se era sot do të ketë drejtimin veri-verilindje, me shpejtësi nga 8-10 m/sek. Temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 11-13 gradë celcius. Valëzimi brenda gjirit të Durrësit parashikohet të ketë forcën 2, ndërsa në det të hapur nga 4-5 ballë. Katër tragetet e linjës Bari – Durrës kanë mbërritur në port me vonesa shumë të vogla, ndërsa në mbrëmje priten tre tragete të tjerë. Në kalatat portuale proçesi i përpunimit të anijeve tregtare me mallra ushqimore është ndërprerë përkohësisht nga reshjet e shiut që vazhdojnë të bien.
VLORË
Reshjet intensive të shiut, kanë krijuar probleme në disa segmente rrugore në Vlorë. Disa nga rrugët kryesore, duke filluar nga ato përqark godinës së Universitetit “Ismail Qemali”, bulevardi Vlorë-Skelë në disa pika, kryqëzimi në afërsi të godinës së Zyrës së Punës, si dhe disa lagje periferike, janë përmbytur nga ujrat që kanë arritur në një lartësi prej rreth 15 cm. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, si edhe për kalimtarët. Ndërkohë, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë dhe kanë normalizuar situatën në disa zona të tjera, duke larguar ujin.Gjithashtu, reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në disa segmente rurale, veçanërisht në rrugën Vlorë-Kuç, ku ka patur edhe rrëshqitje dherash, por pa pasoja të dukshme. Qafa e Llogorasë është e pakalueshme për të gjitha mjetet.
KORCE
Reshjet e borës kanë bllokuar disa komuna edhe në Korcë. Komuna Lekas dhe Miras në Bilisht janë të bllokuara, po ashtu e bllokuar nga reshjet e borës është edhe zona e Mokrës. E bllokuar për kalimin e mjeteve është edhe rruga që të con në fshatin turistik të Dardhës, ndërsa rruga për në Voskopojë kalohet vetëm me zinxhirë. Po ashtu përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm edhe në rrugën Kapshticë-Kozanë.
KUKËS
Reshjet e shumta shiu kanë përfshirë në orët e para të mëngjesit të së premtes qarkun e Kukësit, ndërkohë që në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit janë shfaqur edhe reshjet e dëborës. Në akset rrugore Kukës – Shishtavec, Kukës- Daj Rec, Kukës-Krumë dhe Kukës -Qafë Shllak janë shfaqur rrëshqitje dherash e gurësh, çka ka vështirësuar lëvizjen normale të mjeteve. Ndërsa në Qafë Shllak, Shishtavec, Arrën, Grykë Cajë, Kalis etj, lartësia e dëborës ka arritur në mbi 10 centimetra, ndërkohë që nuk ka rrugë të bllokuara edhe pse drejtuesit e mjeteve në këto zona këshillohen të lëvizin me zinxhirë.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Furtuna, anulohen lundrimet e trageteve në Vlorë e Durrës Jugu i vendit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut