PDK dhe AKRtakohen sotpër postet
PRISHTINË- Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re pritet të takohen sot në nivel nënkryetarësh për të diskutuar se cilat ministri do t’i marrë në udhëheqje AKR-ja. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.
Ndërkohë që nënkryetari i AKR-së Ibrahim Gashi, ka bërë me dije se takimi i paralajmëruar dje ndërmjet Thaçit e Pacollit nuk do të zhvillohet sot, për shkak se Pacolli gjendet jashtë vendit. “Pacolli nesër do të arrijë në Prishtinë - për këtë arsye takimi i sotëm është në nivel nënkryetarësh”,- ka theksuar Gashi.
Në takimin e sotëm, i cili pritet të mbahet pasdite, do të takohen Ibrahim Gashi dhe Ibrahim Makolli nga AKR-ja me Hajredin Kuçin e PDK-së. AKR-ja kërkon dy ministri dhe tre zëvendësministra pas largimit të Pacollit nga posti i presidentit.
(e.m/tg/BalkanWeb)